Softuer

Aplikacionet e moshuara nuk do të funksionojnë në Windows Phone 7

Mar 7 2010
0 Shpërndarje
Aplikacionet e moshuara nuk do të funksionojnë në Windows Phone 7

Korporata Microsoft ka bërë të ditur se softueri i saj i ri, Windows Phone 7 series, paraqet një start tërësisht të ri. Ky start i ri nënkupton se celularët e rinj që pritet të paraqiten më vonë gjatë këtij viti me këtë sistem operativ të ri, nuk do të punojnë me asnjë prej aplikacioneve të shkruara për versionet më të vjetra të softuerit mobil të Microsoft.

Sipas zyrtarëve të kësaj korporate lënia anash e përkrahjes për aplikacione të vjetra ishte e domosdoshme që sistemi i ri operativ të jetë sa më i fuqishëm dhe sa më i afërt me përdoruesin.

Paralajmërimi nga gjiganti softuerik do t’i sjellë zhvilluesit para një dileme: Të shkruajnë aplikacione për Windows Mobile 6.5 që së shpejti pritet të marrë fund, apo mund të shkruajnë aplikacione për Windows Phone 7, që nuk do të paraqitet deri në fund të këtij viti.

Ofruesit e celularëve konkurrojnë pjesërisht duke ofruar përkrahje për sa më shumë aplikacione që munden dhe secili po tenton të arrijë hapin me App Store-in e suksesshëm të Apple, që ka më shumë se 100.000 aplikacione. Megjithatë Microsoft në anën tjetër po lë me mijëra aplikacione të shkruara për versione të ndryshme të Windows Mobile që datojnë para më shumë se një dekade.

Pak prej këtyre aplikacioneve janë të gatshme për standardet e sotme. Ato gjithashtu janë të dizajnuara për celularë me stylus për input preciz. Windows Phone 7 series është dizajnuar për ekrane të ndjeshme në prekje që punojnë mirë me gishtërinj por jo mirë me styluse.

Lajmet e fundit>