Lajmet

Aplikacioni 1Password për Android vjen me veçori të shtuara

Jun 11 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni 1Password për Android vjen me veçori të shtuara

1PasswordAplikacioni 1Password për Android deri tani ka qenë në gjendje që vetëm të bëjë leximin. Nëse dëshironit që të shtonit informacionet e sigurisë për një faqe në llogarinë tuaj, ju duhej të përdorni Windows, OS X ose iOS. Me dizajnin e tanishëm, aplikacioni është gati për të gjitha nevojat tuaja për siguri në internet.

Duke qenë në dispozicion që tani në Google Play, 1Password për Android sjell aplikacionin me mundësi të ngjashme sikur versioni për iOS i këtij menaxheri të fjalëkalimeve. Për veç që duket shumë më mirë se sa lexuesi 1Password, ja veçoritë e aplikacionit:

-Formon fjalëkalime të fuqishme, unike për çdo faqe dhe qaset me vetëm një prekje.

-I ruan fjalëkalimet e juaja, kështu që nuk keni nevojë të shqetësoheni se mos i harroni.

-I sinkronizon fjalëkalimet e juaja dhe i siguron ato në PC, Mac, iPhone dhe iPad.

-Mbron të dhënat e juaja prapa një Fjalëkalimi të vetëm Mjeshtëror.

– Sigurohet me enkriptimin e gradës ushtarake 256-bit të AES-it.

-Auto-Lock i ruan të dhënat e juaja edhe nëse pajisja juaj vidhet ose humb.

– Krijon, editon dhe përdor të gjitha llojet e gjërave, duke përfshirë: kartën e kreditit, shënime të fshehta, pasaportën, llogarinë bankare dhe shumë më tepër.

– Mund t’i dalloni gjërat më të përdorura si Favorite për t’u qasur më shpejt në to.

– Organizon gjërat e juaja në Folderë. – I shikon ngarkesat e shtuara nga PC ose Mac.

– Gjen se çfarë ju duhet në shpejtësi me kërkimin e fuqishëm.

– Rregullon gjërat e juaja për të ruajtur çdo gjë që ju nevojitet.

– Mbështetje për Dropbox për sinkronizim automatik përgjatë platformës.

– Përdorni Folder Sync për t’i sinkronizuar të dhënat e juaja pa përdorur cloud.

Tani përdorues të sistemit Android nuk keni arsyetime. Këtu mund ta shkarkoni këtë aplikacion. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>