Lajmet

Aplikacioni 20 Day Stranger iu mundëson të panjohurve që të tregojnë për jetën e tyre

May 12 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni 20 Day Stranger iu mundëson të panjohurve që të tregojnë për jetën e tyre

20ds.0_standard_640.0Një aplikacion i cili është duke u përgatitur në Laboratorin Mediatik të MIT-së, do të ofrojë një mënyrë më të sinqertë të vëzhgimit të jetës së të tjerëve. I quajtur 20 Day Stranger, ai do të formojë lidhje mes dy pjesëmarrësve anonimë dhe automatikisht do të bëjë dërgimin e informacioneve rreth asaj se çfarë janë duke bërë tek njëri-tjetri.

Sipas Boston Herald, aplikacioni do të shpërndajë informacione bazike që mund të grumbullohen nga të dhënat e tyre rreth lokacionit dhe akselerometrit, si për shembull, që janë duke ngarë biçikletën, ose duke qëndruar të ulur në një kafene, ose duke qenë në një aeroport. Ai më pas do të shkojë në Instagram, Google Maps dhe shërbime të tjera për të marrë një fotografi të atij lokacioni për ta shpërndarë me bashkëbiseduesin anonim.

“Ju asnjëherë nuk do ta dini saktësisht se kush është, se ku janë saktësisht, por ne shpresojmë që do të japë mjaft informacione rreth dikujt që mund të ndërtojë imagjinatën tuaj për jetën e tyre,” thuhet në faqen e aplikacionit.

Është vërtet mjaft i thjeshtë dhe sipas FastCo Design, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të dërgojnë vetëm nga një porosi tek bashkëbiseduesi i tyre në fund të 20 ditëve të tyre së bashku.

Qëllimi është që ata të mbeten anonimë, e që fotografitë të jenë të mjaftueshme – ku mbase ndonjë person mund ta di lokacionin e përgjithshëm të një personi tjetër. Aplikacioni është për momentin në fazën testuese, por Laboratori i Medias në MIT është raportuar që shpreson ta bëjë lëshimin e tij në një të ardhme të afërt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>