Lajmet

Aplikacioni 500 Firepaper rrotullon fotografitë nga 500px si sfonde për Androidin tuaj

Nov 25 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni 500 Firepaper rrotullon fotografitë nga 500px si sfonde për Androidin tuaj

500 FirepaperAndroid: Aplikacionet si Wallpaper Changer do të ndryshojnë sfondin në pajisjen tuaj me Android në intervale periodike, por ju duhet të zgjidhni fotografitë për të nga galeria juaj.

Nëse dëshironi disa fotografi me rezolucion të lartë si sfonde për ju, merrni automatikisht ato nga 500 piksellë me 500 Firepaper.

Aplikacioni pa pagesë iu mundëson që të merrni pamje nga 500 piksellë për kategori të ndryshme. Ju mund të vendosni intervalin e përditësimit (në kohën ose sa herë që e ndalni ekranin), ndriçimin dhe nëse doni të përdorni efektin paralaks.

Në fund, zgjidhni nëse dëshironi të përditësoni fotografitë vetëm përgjatë Wi-Fi ose jo –një zgjedhje e mençur sepse ato fotografi të rezolucionit të lartë mund të ju harxhojnë planin tuaj për të dhëna.

Ju nuk mund të ruani ndonjë fotografi dhe mund të shfaqni më së shumti një për 24 orë. Fotografitë e formatit portret dhe peizazh janë ndryshe dhe aplikacioni ka një kufizim të hapësirës “cache” prej 256 MB.

500 Firepaper (Falas) | Google Play (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>