Lajmet

Aplikacioni 5iler është një notepad minimal me pesë shtylla

Jun 23 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni 5iler është një notepad minimal me pesë shtylla

mn4ydo38zfosr67sfgnbUeb/Mac: Kur Sid Yadav e kuptoi që nuk kishte nevojë për shumë skedarë teksti dhe dokumente në Evernote, ai krijoi 5iler, që është aplikacion i ri për ueb dhe Mac që ju ofron pesë notepad për të gjitha “shkarravitjet” tuaja dixhitale.

Ideja e notepad-it minimalist është që të mirëmbahen gjërat duke mos ju dhënë shumë opsione. Pesë “skedarët” janë të qëndrueshëm dhe i ruajnë automatikisht të dhënat e juaja. Ju mund të rregulloni ngjyrat dhe etiketat sipas preferencave që keni. Vetëm njëri nga skedarët është i hapur në një kohë dhe ai përshtatet në çfarëdo madhësie të ekranit. Shkurtesat në tastierë iu mundësojnë që të hapni çfarëdo skedari me tastet 1-5 dhe të kaloni përgjatë tyre duke mbajtur të shtypur tastin Alt dhe duke i prekur ata numra.

Ndonëse mund të tingëllojë si pak e çuditshme, ai sistem punon. 5lier përdor ngarkesën tuaj lokale në shfletues, kështu që fshirja e cache-it nga shfletuesi do të fshijë të gjitha të dhënat e juaja. Ju nuk keni nevojë të shqetësoheni për këtë nëse përdorni aplikacionin në Mac. Yadav tha që ai është duke punuar në një sistem sinkronizimi të bazuar në cloud, me siguri me Dropbox ose Google Drive. Mos e nënçmoni këtë sistem përpara se ta provoni, pasi nuk mund ta dini se cili mund të jetë çelësi për produktivitetin tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>