Lajmet

Aplikacioni Android Wear tashmë i disponueshëm në Google Play

Jul 4 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Android Wear tashmë i disponueshëm në Google Play

Android-WearAndroid Wear është aplikacioni që ndihmon në lidhjen midis telefonëve inteligjent dhe orëve inteligjente si LG G Watch dhe Samsung Gear Live. Ky aplikacion mund të shkarkohet në Google Play, megjithëse pa daljen në treg të pajisjeve nuk funksionon.

Përdoruesit duhet të presin daljen në treg të pajisjeve teknologjike në mënyrë që ta përdorin këtë aplikacion. Ora Inteligjente LG G Watch do të jetë shumë shpejt pjesë e tregut të pajisjeve teknologjike, ndërsa ora tjeter Samsung Gear Live do të hidhet në treg disa muaj pas orës LG. Çmimet e këtyre orëve do të jenë respektivisht 229 dollarë dhe 199 dollarë.

Këto dy pajisje kanë pak ndryshime ndërmjet njëra-tjetrës. LG G Watch mund të përdoret si orë, por njëkohësisht edhe si byzylyk.Një funksion që e dallon atë nga ora tjetër është matja e rrahjeve së zemrës. Parametrat e të dy pajisjeve inteligjente janë të njëjta me procesorin Qualcomm Snapdragon 400 me katër bërthama, 4GB hapësirë të brendshme dhe 512MB RAM. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>