Lajmet

Aplikacioni AnyFont instalon fonte shtesë në iOS

Mar 5 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni AnyFont instalon fonte shtesë në iOS

pkveuqidggq1lemwok5wiOS: iPad dhe iPhone janë pajisje të mira për të shkruar, por nëse jeni i interesuar që të ndryshoni llojin e shkronjave, ju nuk mund t’i instaloni llojin e juaj. AnyFont është një aplikacion që e bën këtë gjë të mundur dhe iu mundëson që të instaloni fonte për ti përdorur brenda aplikacioneve si Pages ose Keynote.

Me AnyFont ju mund të hapni një font OpenType ose TrueType në pajisjen tuaj me iOS duke përdorur opsionin “OpenIn” në aplikacione si Dropbox. Shtypni fontin që dëshironi dhe AnyFont instalohet duke përdorur një profil konfigurimi.

Është truk, por që i bën fontet të qasshme në pothuajse çdo aplikacion që iu mundëson të zgjidhni një lloj të shkronjave. Është e vështirë të tregohet se sa shumë aplikacione do ta mbështesin atë pasi që nuk është rrugë zyrtare për të shtuar fonte, por fatmirësisht bën me Pages dhe Keynote. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>