Lajmet

Aplikacioni Belt.io sinkronizon tekste dhe lidhje përgjatë pajisjeve dhe shfleteusve

Dec 1 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Belt.io sinkronizon tekste dhe lidhje përgjatë pajisjeve dhe shfleteusve

aplikacionWeb/Chrome/Firefox/iOS/Android: Nëse dëshironi një mjet të thjeshtë të bazuar në cloud që sinkronizon shënimet e juaja përgjatë pajisjeve të ndryshme, atëherë Belt.io e bën këtë gjë.

Regjistrohuni për aplikacionin në ueb, merreni shtojcën për Chrome ose Firefox dhe shkarkojeni atë përgjatë pajisjeve që përdorin iOS ose Android.

Sapo të keni mbaruar këto, ju mund të kopjoni dhe vendosni cilindo tekst ose lidhje në shënime individuale, që në çast sinkronizohen përgjatë aplikacionit. Ai punon mjaft mirë dhe ju ofron madje edhe një njoftim se kur është një përditësim në dispozicion.

Një gjë të cilën mund të mos e pëlqeni është që aplikacioni iu mundëson të shpërndani shënime vetëm me përdoruesit e tjerë të Belt.io. Nuk ka arsye pse një shënim i thjeshtë të mos ketë mundësi të shpërndahet në platformat e tjera si e-mail, porosi tekstuale ose platforma për dërgim të porosive në çast. Por është një zgjidhje e mirë për marrje të shënimeve, e posaçërisht pasi është falas.

Klikoni këtu për të shkuar tek faqja për shkarkim e këtij aplikacioni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>