Lajmet

Aplikacioni Blinkist përmbledh pjesët e rëndësishme të librave për mësim të shpejt

Dec 1 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Blinkist përmbledh pjesët e rëndësishme të librave për mësim të shpejt

BlinkistWeb/iOS: Nëse nuk gjeni kohë të mjaftueshme për të lexuar një libër të tërë, Blinkist ju dërgon përgjatë pjesëve më të rëndësishme të një shkrimi që nuk është trilluar.

Aplikacioni fuqizohet tërësisht nga njerëzit, duke përmbledhur mësimet nga libri në gjuhë të thjeshtë, të shkurtuar për një lexim të shpejt.

Blinkist në fakt ka një koleksion të madh të librave që tashmë janë në të, të ndara në kategori si shkenca e popullarizuar, biznesi dhe karriera, politika dhe historia, shëndeti dhe lumturia, sipërmarrja, produktiviteti dhe shoqëria.

Të radhitur në një varg të pjesëve që ngjasojnë me pllaka sa i përket formës, ju mund ta shihni autorin dhe titullin e librit së bashku me një shkëputje të shkurtër.

Klikoni atë dhe merrni një shpjegim më të gjatë se për çfarë bën fjalë libri dhe opsionin për ta lexuar atë.

Secili libër është i ndarë në disa kapituj, ku në mënyrë manuale është shkruar nga ekspertët e fushave, thotë Blinkist. Ju mund ta provoni aplikacionin pa pagesë për 30 ditë, pas të cilës ditë Blinkist kushton 4.99 dollarë në muaj ose 49.99 dollarë në vit.

Natyrisht, ju duhet ta lexoni në tërësi një libër, por nëse nuk mundeni, atëherë më mirë diçka se asgjë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>