Lajmet

Aplikacioni i cili lajmëron investitorët saherë Trump cicëron në Twitter

Jan 10 2017
0 Shpërndarje
Një aplikacion financiar do të paralajmërojë investitorët saherë që Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump publikon një cicërimë rreth një kompanie publike. Aplikacioni i cili lajmëron investitorët saherë Trump cicëron në Twitter Photo Source: Bloomberg

I quajtur Trigger, aplikacioni do tu dërgojë përdoruesve njoftime në kohë reale për cicërimat e Trump. Kompania pas aplikacionit shpjegoi arsyen e kësaj veçorie me potencialin e Trump për të “fshirë miliarda dollar nga kompanitë e mëdha.”

Impakti i aktivitetit të Trump në rrjetet sociale u pa kur aksionet e Boeing shkuan në tatëpjetë pasi tha se do të dërgonte për skrap avionin presidencial Air Force One.

Trump njihet për qëndrimin e tij të ashpër edhe ndaj Apple duke kërkuar një bojkot të produkteve të saj nëse nuk prodhon iPhone në SHBA. Madje këtë javë Trump tha se do të penalizonte General Motors nëse vijon të prodhojë makinat në Meksikë.

Ndodhi e pabesueshmja, Ford tërhoqi planet për ndërtimin e një fabrike 1.6 miliard dollarëshe në Meksikë për të ndërtuar një tjetër me vlerë 700 milion në Miçigan.

Aplikacioni në terësi shërben si përkujtues. Ai mund të njoftojë përdoruesit kur aksionet e një kompanie shënojnë rënie apo arrijnë vlera rekord në të dy ekstremet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>