Lajmet

Aplikacioni “Climate Clock” tregon parashikimin e motit për çdo orë të ditës

Mar 31 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni “Climate Clock” tregon parashikimin e motit për çdo orë të ditës

Aplikacioni “Climate Clock” është një orë, por me funksionin e parashikimit të motit.

Ndërfaqja e tij është e thjeshtë dhe tepër elegante krahasuar me aplikacionet e tjera që ofrojnë të njejtin shërbim.

E veçanta e këtij programi është parashikimi i temperaturave dhe kushteve të motit për çdo orë të ditës. Nëse klikoni njëherë mbi ekran, në vend të temperaturës, tregohet në përqindje mundësia për të rënë reshje.

Në qoftë se klikoni përsëri mbi ekran do të shfaqen vlerat e shpejtësisë së erës.

Aplikacioni ofron dhe parashikimin e motit në 10 ditët në vazhdim ose ju mund të kërkoni edhe informacione mbi kushtet e motit për një vend të caktuar.

Climate Clock shërben si një “screensaver” perfekt për iPhone dhe iPod dhe mundëson të gjitha informacionet në kohë reale pa qënë e nevojshme që të aksesoni aplikacionin.

Çmimi i tij normal është 1.99 $, por aktualisht po shitet vetëm 99 cent dhe ia vlen me të vërtetë të blihet. (PCWorld Albanian)

Climate Clock

Lajmet e fundit>