Lajmet

Aplikacioni Cloud Player i Amazon vjen në iPhone dhe iPod Touch

Jun 13 2012
0 Shpërndarje
Aplikacioni Cloud Player i Amazon vjen në iPhone dhe iPod Touch

Amazon lançoi sot aplikacionin e tij të shumëpritur Cloud Player për iPhone dhe iPod Touch. Ky aplikacion falas i lejon përdoruesit e aparateve iOS, përfshirë dhe iPad, të dëgjojnë ose të shkarkojnë muzikë që janë online në llogarinë e tyre Amazon Cloud.

Pas lançimit të drajvera të saj cloud dhe shërbimit të muzikës në Mars 2011, Amazon ka pasur kohën e vet, përpara lëshimit të një applikacioni për iOS. Në muajin maj të vitit të kaluar, Amazon e realizoi Cloud Player-in e tij në përputhje me versionet e celularëve të Safari-t.

Cloud Player iu lejon përdoruesve të menaxhojnë dhe të krijojnë playlist-a dhe të luajnë muzikë tashmë të ruajtur në aparatin e tyre celular.

Në qoftë se jeni një përdorues iPad, Amazon Cloud Player nuk është i optimizuar për aparatin tuaj. Ai punon njësoj si të punonte në një iPhone ose iPod Touch, por duket si një aplikacion i vogël i rrethuar nga një det me hapësirë të harxhuar kot, ose ndryshe me një rezolucion të ulët që mbush të gjithë ekranin.

Amazon Cloud Player është i disponueshëm tashmë në dyqanet iTune të Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>