Lajmet

Aplikacioni Cortana së shpejti do të përdoret në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë

Jun 17 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Cortana së shpejti do të përdoret në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë

gsmarena_001Zhvilluesit e programeve të Microsoft-it kanë konfirmuar në Twitter se aplikacioni Cortana, i njohur si asistenti i Windows, së shpejti do të bëhet pjesë e telefonëve me këtë sistem edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë. Parashikohet se Cortana do të ndihmojë shumë në zhvillimin dhe rritjen e rëndësisë së telefonëve Windows në treg.

Disa nga funksionet që ka aplikacioni Cortana janë:

· Planifikimi i axhendës ditore të një përdoruesi.

· Informacione dhe të rejat mbi njerëzit e famshëm.

· Lajme të ndryshme nga gazeta të përditshme.

· Lotaria, ku përfshihen datat e lotarive dhe numrat fitues

· Filma, si dhe një renditje e filmave nga ata më të shikuarit deri te ata më pak të shikuarit.

· Moti, koha për ditë të ndryshme të javës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>