Lajmet

Aplikacioni Days numëron kohën deri tek arritja e një date të rëndësishme

Mar 4 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Days numëron kohën deri tek arritja e një date të rëndësishme

wsidktfucojx3ble5gu8Android: A e keni ndonjë datë të rëndësishme e cila është duke ardhur, sikur përvjetori i martesës, apo afati i fundit i dorëzimit të projektit? Days është një aplikacion i bukur dhe i thjeshtë që do të numërojë së prapthi numrin e ditëve të mbetura.

Vendosja e një ngjarjeje është gjë e lehtë. Zgjidhni nga kalendari dhe më pas shtoni një titull dhe përshkrimin. Days ju pyet po ashtu për të zgjedhur një ngjyrë, që mund të duket e bukur – ju do të mund të përdornit ngjyra të caktuara për punë, familje, shoqëri, etj. Aplikacioni nis numërimin së prapthi menjëherë, duke ju treguar numrin e ditëve të mbetura deri tek dita e caktuar.

Janë dy lloje të mjeteve që mund t’i zgjidhni me Days: një datë individuale ose një listë. Nëse jeni tip që e doni minimalizmin dhe gjërat e qarta, atëherë datat individuale mund të jenë gjë e cila mund të ju pëlqejë. Lista mund të tërhiqet me të gjitha ngjarjet që i keni. Days është falas dhe është një mënyrë e mirë për të qenë në ndjekje të datave të rëndësishme në pajisjen tuaj me Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>