Lajmet

Aplikacioni “Disk Investigator” ju ndihmon të gjeni dokumentet e humbura

Sep 14 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni “Disk Investigator” ju ndihmon të gjeni dokumentet e humbura

disk investigator“Investiguesi i Diskut” nuk ju ndihmon vetëm në gjetjen e dokumenteve të humbur.

Gjithashtu ju ndihmon të merrni informacione të shumëllojta nga përmbajtja e sistemit të diskut.

Kur e përdorni aplikacionin pa pagesë ai ju analizon diskun dhe ju paraqet një listë me informacione mbi madhësitë e përmbajtjeve. Edhe pse qëllimi kryesor i “Investiguesit të Diskut” është gjetja e dokumenteve të humbur ai tejkalon sistemet operative dhe lexon zonat e rralla të sektorëve.

Aplikacioni ju jep mundësi të shkruani një shkronjë apo fjalë do të kërkojë direkt për dokumentin e humbur.

Investigimi nga ky aplikacion është tejet i detajuar dhe tejet i thellë dhe si pasojë merr shumë kohë, disa herë deri në disa orë. Rezultatet (jo të gjitha), jepen në gjuhë jo natyrale e si pasojë janë vështirë të kuptohen.

Gërmimi i thellë mund të nxjerr në pah dokumente tejet të rëndësishme për ju. Madje mund të gjejë video të shuara apo dokumente në e-mail që i ke edituar po keni harruar ti shuani.

Edhe pse si aplikacion mund të jetë konfuzes dhe t’iu marrë shumë kohë, në fund rezultatet janë mahnitëse. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>