Lajmet

Aplikacioni Do One Thing ju ndihmon që hap pas hapi të formoni shprehje të reja

Apr 16 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Do One Thing ju ndihmon që hap pas hapi të formoni shprehje të reja

pvdgeqshhcicksdfaiktiOS: Të gjithë i kemi disa gjëra të cilat e dimë që duhet t’i bëjmë më shpesh. Ndoshta është ndonjë vrapim, pastrimi i dhëmbëve pas çdo ushqimi, e gjëra të tjera. Do One Thing përcjell shprehitë që doni t’i formoni dhe iu mundëson që të dini se si po ia dilni mbanë.

Është i zhvilluar nga Seattle Cancer Care Alliance, Do One Thing, ndërfaqja e tij nuk është mbase më e mira, por funksioni i tij bazë është i thjeshtë dhe efikas. Zgjidhni shprehitë që doni t’i formoni (mbani në mend që sa më pak shprehi të reja që mundoheni të formoni në të njëjtën kohë, aq më mirë) dhe bëni vizë kur ta keni mbaruar.

Do One Thing ka shumë shembuj të shprehive që mund t’i shtoni në listën tuaj, por edhe mund të rregulloni diçka dhe t’i tregoni se sa shpesh dëshironi ta bëni atë. Kështu, nëse dëshironi të pini gjashtë gota ujë në ditë, ai do të japë një kuti të cilën duhet ta përzgjidhni për çdo gojë uji që e pini. Është mjaft motivuese kur e shihni se si jeni duke përparuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>