Lajmet

Aplikacioni Evernote 5.0 përditësohet për iOS

Nov 9 2012
0 Shpërndarje
Aplikacioni Evernote 5.0 përditësohet për iOS

Evernote, aplikacioni i popullarizuar për krijimin e shënimeve dje u përditësua në versionin 5.0 për platformën iOS në të cilën për iPad dhe iPhone sjell ndërfaqe të re.

Dallimi në krahasim me versionin e mëparshëm përfshinë krijimin më të shpejtë të shënimeve dhe navigim më të thjeshtë.

Një ndër risitë interesante është orari i shënimeve i cili tani ka pamjen e kartelave, që do të lehtësojë kërkimin dhe po ashtu përdorimin e përgjithshëm ta ngritur në nivel më të lartë.

Versioni i ri sjellë ikonën e re për krijimin e shënimeve në ekranin fillestar

Duke ditur se iOS nuk mbështet widget-ët si Android, ekipi i Evernote në këtë version ka sjellë ikonat për krijimin e shënimeve të reja apo hartave në vende të caktuara në mënyrë që të zvogëlojë numrin e panevojshëm të lëvizjeve dhe prekjeve.

Versioni i ri sjellë ikonën e re për krijimin e shënimeve në ekranin fillestar.

Po ashtu është edhe një risi, e cila i referohet shënimeve me shenjat geo të cilat mund të shihen në harta dhe mund të afrohen (zoom). (PCWorld Albanian)

Tags >

Evernote
Lajmet e fundit>