Lajmet

Aplikacioni Evernote 5 për Mac del në versionin beta

Nov 19 2012
0 Shpërndarje
Aplikacioni Evernote 5 për Mac del në versionin beta

Në fillim të muajit, kur Evernote 5 për Mac u lançua në versionin beta, krijuesit e aplikacionit lajmëruan përdoruesit se mund të përballeshin me korruptim të të dhënave, humbje të tyre apo probleme të tjera të kësaj natyre nëse do të provonin softuerin e papërfunduar në atë kohë.

Nëse jeni nga ata përdorues që vendosën të prisnin, atëherë keni bërë zgjidhjen e duhur: vetëm dy javë më vonë, po lançohet produkti përfundimtar, i qëndrueshëm i aplikacionit të mbajtjes së shënimeve.

Ai është i disponueshëm tashmë në Mac App Store.

Me një fjalë, versioni 5 ka 100 karakteristika të reja plus. Më të rëndësishmet janë: një panel në anën e majtë i cili shfaq etiketimet, shortcut-et dhe shënimet e fundit, një listë shënimesh e ridizajnuar si dhe një opsion i ri kërkimi i cili parashikon fjalët ndërkohë që ju shkruani.

Ky i fundit quhet Type Ahead. Aplikacioni është pa pagesë, kështu që nuk humbisni shumë nëse e provoni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>