Lajmet

Aplikacioni Evernote shton verifikimin prej dy faktorëve

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Evernote shton verifikimin prej dy faktorëve

EvernoteGjatë javës së kaluar, Evernote pranoi që kishte qenë viktimë e sulmeve të hakerëve dhe kjo ndërmarrje kishte kërkuar nga të gjithë përdoruesit e vet që të bëjnë ndërrimin e fjalëkalimeve për të rritur sigurinë.

Ky ishte një hap i duhur, por jo i mjaftueshëm që të rriten masat e sigurisë dhe kështu Evernote nuk është duke qëndruar duarkryq, por synon që të mundësojë një mbrojtje më efikase për përdoruesit e vet, duke e përshpejtuar planin e vet për të lëshuar verifikimin prej dy-faktorëve. Evernote nuk ishte dizajnuar si një shërbim për biznes, të paktën deri në lëshimin e një formati për biznes.

Evernote është fillimisht një shërbim për grumbullim të shënimeve, që është i ngjashëm me OneNote të ndërmarrjes Microsoft. Evernote ofron shumë shërbime të tjera – duke përfshirë Evernote Food, Evernote Peek, Skitch, Penultimate dhe të tjera shërbime – si vegla të bazuara në ueb ose aplikacione përgjatë një vargu të platformeve mobile ose sistemeve operative.

Mundësia e tij për të pasur qasje dhe për të bërë sinkronizimin e të dhënave e bën atë si shërbim vërtet të dobishëm për shumëkënd. Por, siç çdo shërbim tjetër që është i bazuar në teknologjinë cloud, edhe Evernote ballafaqohet me sfidat rreth sigurisë. evernote01

Evernote thotë që të dhënat e fjalëkalimeve të kapura nga sulmuesit ishin enkriptuar, por ende i bëri të gjithë përdoruesit që t’i përzgjedhin fjalëkalimet të rinj. Ashtu siç ishte treguar nga Brian Krebs në postimin e vet në blog, ndonëse ishin përdorur algoritme për të mbrojtur të dhënat me fjalëkalime të enkriptuara, me pak përpjekje këto masa mbrojtëse edhe mund të thyheshin.

Një zgjidhje do të mund të ishte që të bëhej përdorimi i fjalëkalimeve më të fuqishëm, për të siguruar që i njëjti fjalëkalim të mos përdoret për më tepër se një shërbim. Kur do të bëhej kjo gjë, pra të mos përdorej i njëjti fjalëkalim për më tepër se një shërbim, një vjedhje e të dhënave nga një ndërmarrje e caktuar, megjithëse do të mund të ishte një dëmtim, ai do të bënte të mundshme që të mos arrihet të bëhet qasja edhe tek llogaritë në shërbimet e tjera. evernote02

Njëri nga mësimet që i mori Evernote nga ky sulmim është që fjalëkalimet nuk janë të formës së dëshirueshme për të ofruar mbrojtje të sigurt për të dhënat e juaja. Fjalëkalimet unike janë masa të fuqishme që mundësojnë mbrojtjen e llogarive përgjatë shërbimeve të ndryshme.

Përdorimi i verifikimit prej dy faktorëve  

Me këtë mësim të marrë, Evernote është duke iu bashkuar shërbimeve shumë të përdorura si Facebook, Dropbox, Microsoft SkyDrive, PayPal, Gmail, etj., për të shtuar verifikimin evernote03prej dy faktorëve. Verifikimi prej shumë faktorëve do të ofrojë një shtresë shtesë për mbrojtje për të siguruar të dhënat e juaja.

Verifikimi i bazuar në telefon mund të rris në mënyrë të fuqishme sigurinë.

Me verifikimin e bazuar në telefon, një kod i rastësishëm do të dërgohet në telefonin celular dhe duhet të shkruhet përveç fjalëkalimit dhe emrit të përdoruesit.

Kështu vështirësohet qasja e hakerëve, të cilët me shtimin e kësaj shtrese të sigurisë përveç që duhet të gjejnë fjalëkalimin dhe emrin e përdoruesit, ata duhet që të posedojnë telefonit tuaj mobil. (PC World Albanian)

Tags >

Evernote
Lajmet e fundit>