Lajmet

Aplikacioni Facebook dhe Messenger ndalojnë së funksionuari në këto telefona

Mar 30 2017
0 Shpërndarje
Gjigandi i medias sociale lajmëroi se mbështetja për disa pajisje me softuerë të vjetëruar përfshi versionin 55 të Facebook dhe 10 të Messenger në Android nuk do të funksionojnë. Aplikacioni Facebook dhe Messenger ndalojnë së funksionuari në këto telefona

Facebook dhe aplikacioni Messenger së shpejti nuk do të funksionojë në një numër telefonësh duke filluar nga dita e parë e muajit të ardhshëm.

Gjigandi i medias sociale lajmëroi se mbështetja për disa pajisje me softuerë të vjetëruar përfshi versionin 55 të Facebook dhe 10 të Messenger në Android nuk do të funksionojnë.

Gjithashtu Facebook në Windows Phone nuk do të funksionojë më.

Facebook sugjeroi që në Android përdoruesit të cilët nuk mund të përdorin më aplikacionin parësor të përdorin Facebook Lite.

Në rastin e Windows Phone zgjidhja e vetme ngelet qasja përmes shfletuesit në Facebook.com. Duke mbrojtur këtë vendim Facebook tha në një postim në blog:

“Ekipi ynë shpenzon orë pafund për tu mundësuar komunikimi sa më të lehtë me me miqtë dhe familjen. Një mënyrë sesi e përmirësojmë këtë shërbim është përmes veçorive të reja. Në versionet e vjetra të platformave veçoritë dhe teknologjitë e reja nuk funksionojnë siç duhet e nganjëherë hiç fare.”

Lista e plotë e pajisjeve që u hiqet mbështetja janë: Facebook 55 në Android, Messenger v10 në Android, Facebook 26 për iPad, Messenger 8 për iOS, Facebook për iOS lançuar në 2011-ën, Facebook për Windows Phone, Messenger për Windows Phone 8 dhe 8.1, Facebook për Windows 8 dhe 8.1. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>