Lajmet

Aplikacioni “Facebook For Every Phone” ka arritur kulmin e përdorimit

Jul 23 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni “Facebook For Every Phone” ka arritur kulmin e përdorimit

Facebook ka arritur kulmin në botën e mobilitetit. Kompania ka përhapur këtë lajm për shkak të shkallës së lartë të përdorimit të aplikacionit “Facebook For Every Phone”, i cili tashmë ka më tepër se 100 milion përdorues në muaj.

Ky aplikacion i lançuar në vitin 2011 lejon përdoruesit të aksesojnë nga telefoni faqen e gjenerimit të lajmeve (News Feed), Messenger dhe fotot.

Për përdoruesit e rinj është e mundur që të kërkojnë miq të rinj dhe të dërgojnë ftesa. Aktualisht ky aplikacion funksionon për 3000 tipe të ndryshëm telefonash.

Në momentin e lançimit të “Facebook For Every Phone” aksionerët ishin të shqetësuar për iniciativat mobile të kompanisë pasi mendonin se nuk ishin të cilësisë që ata shpresonin.

Duke qenë se me kalimin e kohës numri i përdoruesve është rritur intensivisht, Facebook është përqëndruar akoma më tepër te konsumatorët mobilë duke rritur shumë përfitimet e biznesit. Arritja në plot 100 milion përdorues është lajm i mirë për aksionerët. (PCWorld Albanian)

facebook for ever

Lajmet e fundit>