Lajmet

Aplikacioni Facebook Messenger tashmë i disponueshëm edhe për Windows Phone

Mar 5 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Facebook Messenger tashmë i disponueshëm edhe për Windows Phone

Lumia-MessengerMicrosoft-i kishte premtuar së fundmi se Facebook Messenger do të jetë shumë shpejt i disponueshëm për platformën Windows Phone dhe më në fund aplikacioni mund të shkarkohet tashmë nga Windows Store.

Facebook Messenger për Windows Phone ofron për përdoruesit pak a shumë të njëjtat funksionalitete që ofrohen për iOS dhe Android, përfshirë këtu bisedat në grup, dërgimin e fotove, vendndodhjes dhe përdorimin e animimeve (stickers). Sigurisht, në këtë lançim nuk është aktivizuar ende çdo opsion i mundshëm që ndodhet edhe tek platformat e tjera (për shembull: mesazhet zanore).

Disa prej këtyre opsioneve janë tashmë të integruara në platformën Windows Phone, por nëpërmjet këtij lançimi Microsoft-i do të zëvendësojë ato funksionalitete me aplikacionin Facebook Messenger. Me shumë mundësi këto ndryshime do t’i shohim në përditësimin e ardhshëm të Windows Phone 8.1 që pritet të jetë i disponueshëm në prill të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>