Lajmet

Aplikacioni Failure Games iu mundëson që të mësoheni me sfida dhe dështime

Nov 10 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Failure Games iu mundëson që të mësoheni me sfida dhe dështime

iOS 7: një gjë e cila ju ndalon që të rrezikoni, qoftë një gjë në ndërmarrësi apo thjesht ndonjë gjë personale – është frika nga dështimi.

Aplikacioni i ri nga AppSumo, Failure Games, është dizajnuar për të ju bërë që të merrni rrezikun si pjesë të jetës suaj dhe të mësoheni duke dështuar, duke u sikletuar ose duke marrë emocione të tjera negative që mund të ju lënë pas.

Ja se si funksionon Failure Games:

“Çdo ditë, ne do të lëshojmë një sfidë të re. Sfida do të mund të ishte aq e marrë sa të ju tregojmë një shaka ose diçka aq të papërshtatshme sa ta pyesësh dikë krejt të panjohur për të ngrënë drekë me ju.

Disa do të jenë më të vështira se të tjerat, por çdo sfidë do të dizajnohet për t’iu lehtësuar shfrytëzimin e mundësive dhe me mundësinë e dështimit.”

Deri tani, sfidat kanë përfshirë vendosjen e një fytyre qesharake dhe fotografimi i saj për ta shpërndarë me botën, takimi me dikë me të cilin nuk keni qenë afër për një kohë të gjatë, të bëni një sfidim me shokë dhe humbësi paguan drekën, fotografimi me një person tërësisht të panjohur dhe gjëra të tjera të ngjashme.

Secila sfidë zgjat për 24 orë nga koha kur vendosni që ta pranoni dhe ju kërkohet që të vendosni fotografinë për të dëshmuar që e keni bërë këtë. Ndjekësit mund të komentojnë dhe të ju motivojnë duke u bazuar në ato fotografi.

Asnjëra nga sfidat nuk janë aq të vështira, por mund të jenë mjaft të dobishme për ju si person dhe për të ju sfiduar për të bërë diçka që mbase nuk do ta bënit zakonisht, kryesisht për shkak të frikës.

Dhe mbani në mend, është me rëndësi ta kuptoni frikën nga dështimi për ta tejkaluar atë. Failure Games (PCWorld Albanian)

applikacion ios7

Tags >

iOS 7
Lajmet e fundit>