Lajmet

Aplikacioni “Focus Twist” kthen iPhone-in tuaj në një teknologji fokusi

Apr 27 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni “Focus Twist” kthen iPhone-in tuaj në një teknologji fokusi

focus twistAplikacioni mobil i ri i quajtur “Focus Twist” imiton eksperiencën e teknologjisë e fokusit të Lytro në iPhone, duke lejuar ndryshimin e pikave kryesore të një fotoje pasi e keni realizuar atë.

Për të krijuar një foto, aplikacioni kap disa imazhe në të njëjtin ekran, duke u fokusuar në secilin prej objekteve të imazhit dhe i ndërton të gjitha në një foto.

Pasi ka përfunduar ju do të jeni në gjendje të klikoni mbi pjesë të ndryshme të imazhit për të ndryshuar fokusin. Fotografitë e ndërtuara mund të ndahen në Twitter, gjithashtu dhe në komunitetin e “Focus Twist”. Klikoni mbi lidhjen për të parë një provë të fokusit të imazhit.

Aplikacioni mund të gjendet në dyqanet e App Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>