Lajmet

Aplikacioni Game Live i Samsung do të transmetojë ekranin e telefonit tuaj në Facebook, Twitch dhe Youtube

Jul 14 2017
0 Shpërndarje
Aplikacioni vjen me disa funksionalitete të dobishme si zgjedhja e audios së mikrofonit apo lojës. Përdoruesit mund të komunikojnë me miqtë ndërsa luajnë lojën. Aplikacioni Game Live i Samsung do të transmetojë ekranin e telefonit tuaj në Facebook, Twitch dhe Youtube

Një aplikacion i ri ndërtuar nga Samsung quajtur Game Live u publikua nga internet përpara se kompania ta zyrtarizonte dhe i dedikohet adhuruesve të lojrave.

Me anë të aplikacionit përdoruesit mund të transmetojnë live në Facebook, Twitch dhe Youtube. Përdoruesit do të kenë një opsion për shpërndarjen e linkut të transmetimit në Twitter dhe me anë të SMS.

Aplikacioni vjen me disa funksionalitete të dobishme si zgjedhja e audios së mikrofonit apo lojës. Përdoruesit mund të komunikojnë me miqtë ndërsa luajnë lojën.

Sigurisht ka edhe kufizime. Videot nuk duhet të jenë më tepër se 4GB ose 200 minuta. Nëse zgjidhni rezolucion më të ulët, mund të regjistroni më gjatë.

Sipas SamMobile aplikacioni funksionon në Galaxy S8 por nuk dihet nëse do të funksionojë në telefonët e tjerë Samsung apo nga prodhues të tjerë.

Kompania ende nuk e ka prezantuar dhe nuk do e gjeni në Play Store. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>