Lajmet

Aplikacioni Gmail në pajisjet smartfon është i lehtë për tu hakuar

Aug 25 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Gmail në pajisjet smartfon është i lehtë për tu hakuar

_77111137_187865311Ekspertët amerikanë janë shprehur se janë në gjendje të hakojnë aplikacionin Gmail në një përqindje suksesi prej 92%. Kjo ka ndodhur në saj të një dobësie në sistemin e memories të smartfonëve. Ekspertët kanë akses në disa aplikacione duke përfshirë këtu dhe Gmail, me anë të një softueri të maskuar si një aplikacion tjetër i shkarkuar.

Sipas kësaj prove Gmail ka qenë aplikacioni më i lehtë për tu hakuar. Një zëdhënës i Google u shpreh se gjigandi i kërkimit i përshëndeti kërkimet. Ky kërkim do të prezantohet më vonë në një konferencë mbi krimin kibernetik në San Diego nga akademikët e universitetit të Michigan-it dhe Kalifornisë.

Aplikacione të tjera të hakueshme ishin H&R Block, Newegg, WebMd, Chase Bank, Hotels.com dhe Amazon. Aplikacioni i Amazon ishte më i vështirë për të ndërhyrë me një përqindje suksesi prej 48%.

Akademikët ishin në gjendje të aksesojnë kamerën dhe të vjedhin foto, por edhe informacione personale. Këto teste u kryen në telefonë Android, por studiuesit besojnë se sulmet mund të jenë të suksesshme dhe në sisteme të tjera operative, duke përfshirë Windows dhe sistemet iOS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>