Analiza

Aplikacioni Google Chrome ka 400 milionë përdorues aktiv

Nov 26 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Google Chrome ka 400 milionë përdorues aktiv

400-million-people-use-the-mobile-version-of-Google-ChromeGjatë konferencës Google I/O të zhvilluar në muajin qershor të vitit të kaluar, Google informoi publikun se versioni për telefonët inteligjent i shfletuesit të internetit, Google Chrome, kishte mbi 300 milionë përdorues aktiv çdo ditë.

Tashmë, gati gjashtë muaj më vonë, Shefi ekzekutiv i Google, Darin Fisher, zbuloi se aplikacioni për telefonët inteligjent i Google Chrome ka arritur më shumë se 400 milionë përdorues aktiv, një rritje prej 100 milionësh përdoruesish në krahasim me muajt e parë.

Përveç pamjes së re të Material Design dhe ndryshimeve që e kanë bërë shfletuesin edhe më të sigurt, Chrome ka shtuar edhe disa veçori e funksione të reja. Kompania rregulloi gjithashtu vonesën 300ms tek shfletuesi Chrome, duke bërë që ai të funksionojë më shpejt.

Duke përmirësuar shpejtësinë e aplikacionit, Chrome është tashmë më i shpejtë dhe lejon zhvilluesit të kenë më shumë kontroll mbi animacionet. Faqet e internetit gjithashtu kanë marrë një pamje krejtësisht të re, dhe shfaqin aplikacionet e shtuara së fundmi tek sistemi Android 5.0 Lollipop. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>