Lajmet

Aplikacioni Google Inbox i disponueshëm në desktop përmes Firefox dhe Safari

Feb 20 2015
0 Shpërndarje
Aplikacioni Google Inbox i disponueshëm në desktop përmes Firefox dhe Safari

inbox-googleGoogle sapo ka zgjeruar shërbimin e saj Inbox të postës elektronike në më shumë platforma. Ditën e djeshme ne ju lajmëruar për mbërritjen e aplikacionit në iPad, ndërkohë duke filluar që sot aplikacioni është i disponueshëm në desktop përmes Firefox dhe Safari.

Përpara ditës së sotme, aplikacioni ishte i disponueshëm vetëm në shfletuesin Chrome dhe platformat Android dhe iOS të smartfonëve. Natyrisht që shfletuesi Chrome do të qëndrojë në vijën e pare të përditësimeve por është ky shfletues i cili gjithashtu mbështetet standartet më të fundit të uebit.

Inxhinierët e Google mund të justifikohen lehtësisht, sepse “duhet të sigurohen që çdo gjë do të shkojë mirë” përpara se të jetë i disponueshëm për të gjithë. Gjigandi i motorit të kërkimit ka kohë që po mundohet të zëvendësojë aplikacionin Gmail, dhe tani synimet janë më të qarta se kurrë më parë.

tablet_001Veçoritë e reja të cilat priten të bëhen pjesë e aplikacionin Inbox janë mbështetja për sistemet e tjera të postës elektronike si Outlook.com dhe Yahoo, aftësia për të shkarkuar bashkangjitjet dhe mundësinë për të ndryshuar tingullin e njoftimeve. E fundit por jo më e parëndësishmja, aplikacioni Inbox do të mbërrijë së shpejti në Google Apps megjithëse akoma nuk ka një datë zyrtare. (PCWorld Albanian)

inbox_gmail_ie_fail

Lajmet e fundit>