Lajmet

Aplikacioni Google Now mund të vijë për iOS

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Google Now mund të vijë për iOS

Google now iOSGoogle Now është aplikacioni me komanda vokale më interesant për momentin, gjithsesi ai është i disponueshëm vetëm për një një numër të kufizuar pajisjesh Android.

Tani tregu i Google Now do të rritet jashtëzakonisht shumë, pasi muajt e ardhshëm do të vijë edhe për iOS.

Një video e re doli si pjesë e një promovimi për shërbimet drejt iPhone-ve apo iPad-ve. Shërbimi do të punojë njësoj si punon në platformën Android.

Do të mbledhë të dhëna për vendodhjen e vendeve, gjendjen e trafikut, motin apo vonesat e avionëve dhe të gjitha këto duke shfrytëzuar zërin tuaj.

Nuk ka akoma të dhëna për daljen e aplikacionit, por gjithsesi pritet shumë shpejt pasi Google duket shumë entuziast për të zgjeruar këtë shërbim. (PCWorld Albanian)

Tags >

GoogleiOS
Lajmet e fundit>