Lajmet

Aplikacioni Google Quickoffice tashmë pa pagesë për të gjithë

Sep 21 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Google Quickoffice tashmë pa pagesë për të gjithë

Javën e kaluar, Apple lajmëroi se do ta ofronte pa pagesë suitën e vet iWork për pajisjet iOS (iPhone i ri, iPad dhe iPod touch).

Edhe Google nuk ka mbetur prapa, duke ofruar aplikacionin e vet Quickoffice pa pagesë. Google shkruan në blog se, duke qenë së të gjithëve u pëlqejnë gjërat pa pagesë, ata kishin vendosur ta ofronin edhe Quickoffice të lirë për të gjithë.

Me Quickoffice, njerëzit mund të modifikojnë dokumente të Microsoft Office nga çdo lloj pajisjeje, duke pasur lehtësi dhe liri gjatë punës së tyre. Në këtë mënyrë, ata nuk varen nga pajisja që përdorin.

Quickoffice integrohet shumë mirë edhe me Google Drive, çka do të thotë se përdoruesit kanë edhe një mundësi tjetër për të ruajtur materialet e tyre. Quickoffice u ble nga Google në qershor 2012 dhe u rilançua nga gjigandët teknologjikë ekskluzivisht për përdoruesit Business në dhjetor.

Ndërsa sot, ai ofrohet pa pagesë për të gjithë. Në Quickoffice mund të krijohen edhe folderë .ZIP si dhe ofrohet suport per të parë grafikët në Excel dhe PowerPoint. Për më tepër, integrimi me Google Drive është zgjeruar.

Së fundmi, nëse hyni në llogarinë tuaj Google nga aplikacioni i Quickoffice deri të enjten, fitoni falas 10 GB nga Google Drive për dy vitet në vazhdim.I disponueshëm për iPhone, iPod touch dhe iPad që funksionojnë me iOS 5.0 e lart, Quickoffice është tashmë i disponueshëm në App Store. Të gjitha versionet e tjera janë hequr nga dyqani. (PCWorld Albanian)

docs

Tags >

GoogleiOS
Lajmet e fundit>