Lajmet

Aplikacioni GroupMe që posedohet nga Skype shton “emocionet” me pagesë

Dec 14 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni GroupMe që posedohet nga Skype shton “emocionet” me pagesë

IMG_6544-520x780Ndërmarrja për dërgim të porosive mobile që posedohet nga Skype, GroupMe, ka zgjeruar burimin e të ardhurave pasi u bë shërbimi më i fundit që ka filluar të përdorë “emocione” me pagesë.

Pakot “Premium emoji” janë fillimisht për GroupMe për iOS dhe përfshijnë: “më të dëshiruarat” dhe South Park-un dhe dizajnë të dedikuara për Universitetin e Alabamas dhe Universitetin e Teksasit.

Nuk ka ndonjë dyqan formal për “emocione”, por këto mund të gjenden në shiritin e emocioneve brenda dritares së bisedave.

Viber, MessageMe, Kik, WeChat, Line, Path, Kakao Talk dhe Maaii janë në mesin e atyre që tashmë ofrojnë “emocione” me pagesë, por nuk dihet nëse do të shtohen në Facebook, Instagram dhe Twitter së shpejti. (PCWorld Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>