Lajmet

Aplikacioni i gazetës eletronike Flipboard vjen në sistemin operativ Windows Phone

Oct 4 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni i gazetës eletronike Flipboard vjen në sistemin operativ Windows Phone

FlipboardAplikacioni i famshëm Flipboard, i cili luan rolin e një gazete elektronike, tashmë është i gatshëm për pajisjet me sistem operativ Windows 8.1. Aplikacioni momentalisht është i gatshëm për tu shkarkuar në dyqanin virtual Windows Phone. Flipboard gjithashtu vjen i instaluar që në fabrikë në telefon e ri inteligjent Nokia Lumia 830.

Gazeta elektronike Flipboard është e gatshme vetëm për telefonët inteligjent Windows Phone, të cilat kanë të paktën një RAM prej 1 GB. Zhvilluesit e aplikacionit po punojnë me kompaninë Microsoft për të krijuar një version, i cili është i optimizuar për pajisjet me një RAM prej 512 MB.

Flipboard do të ketë të gjitha cilësitë dhe opsionet e njohura në sistemin operativ Windows Phone, të cilat ju mund t`i shikoni në videon që është lëshuar nga zhvilluesit. Aplikacioni Flipboard mund të shkarkohet falas në dyqanin online të Windows. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>