Lajmet

Aplikacioni i Google Now për të sfiduar Passbook-un e iOS-it

Dec 7 2012
0 Shpërndarje
Aplikacioni i Google Now për të sfiduar Passbook-un e iOS-it

Google ka përditësuar aplikacionin e vet të kërkimit për Android me funksionimin që e sfidon aplikacionin Passbook të Apple, program ky i iOS 6 që tërheq kalimet e kufijve dhe i ruan kartat në një vend të përshtatshëm.

Përditësimi i Google është pjesë e shërbimit të Google Now që automatikisht sjell “kartat” me informacion relevant bazuar në vendndodhjen tuaj.

Në këtë rast, aplikacioni skanon inboxin tuaj në Gmail për kalim të kufijve (për momentin i kufizuar vetëm për United Airlines) dhe automatikisht do të paraqes një kod QR të përdorur në check-in kur ju mbërrini në vendin e caktuar.

Kjo veçori është pothuajse identike me Passbook-un për iPhone. Funksioni për udhëtim i Google Now nuk ndalet me kaq.

Sapo të arrini në vendin që dëshironi, aplikacioni do të ju këshillojë për të vizituar vende dhe ngjarje interesante për të ndjekur, së bashku me udhëzimet tek pikat dhe informacione për motin.

Si pjesë e këtij përditësimi, funksionimi i Voice Search është përmirësuar, me disa përfitime të cilat ju nuk i keni në Siri në një iPhone. (PC World Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>