Lajmet

Aplikacioni i krijimit të videove “Vine” vjen më në fund për Android

Jun 4 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni i krijimit të videove “Vine” vjen më në fund për Android

Më në fund aplikacioni i famshëm i krijimit të videove “Vine” vjen në platformën e Android. “Vine”, të cilin Twitter e nxori vitin e kaluar u bë i famshëm duke numëruar 13 milionë përdorues në Twitter.

Ky aplikacion u bë i famshëm jo vetëm për krijimin e videove 6 sekondëshe, por gjithashtu dhe për krijimet e animuara që mund të bëheshin.

Një nga karakteristikat më të mira të “Vine” është aftësia për të regjistruar dhe çregjistruar me një prekje të ekranit videot.

Përdoruesit ekspertë menaxhojnë 6 sekondëshin për të krijuar me anë të prekjeve krijimet e tyre. Njësoj si versioni iOS, “Vine” për Android ndan disa karakteristika të njëjta.

Sipas blogut në Twitter, aplikacioni i ri përfshin tinguj, luajtje nga mbrapsht, eksplorim, poste popullore dhe trendi, gjetjen e shokëve dhe ftesë për të tjerët.

Gjithsesi “Vine” për Android përfshin një opsion për të zmadhuar pamjen, gjë që nuk ekziston në versionin iOS.

Aplikacioni i ri mund të gjendet në Google Play dhe funksionon me të gjitha pajisjet që punojnë me versione nga 4.0 e lartë të Android-it. (PCWorld Albanian)

vine

Tags >

android
Lajmet e fundit>