Lajmet

Aplikacioni i mahnitshëm i fotografive të Nokia-s tashmë i disponueshëm për shkarkim

Nov 14 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni i mahnitshëm i fotografive të Nokia-s tashmë i disponueshëm për shkarkim

NokiaRefocusGjatë një konference në Finlandë, Nokia deklaroi se aplikacioni Refocus është tashmë i disponueshëm për t’u shkarkuar për Windows Phone.

Aplikacioni u prezantua për herë të parë në Abu Dabi në muajin tetor dhe u mundëson përdoruesve t’u japin fotove një shkëlqim artistik, duke fokusuar objekte apo ngjyra të ndryshme që ata duan t’i nxjerrin në pah.

I ngjashëm me Lytro camera, edhe aplikacioni Refocus luan me thellësinë dhe ngjyrat e imazheve tuaja. Bëni për shembull krahasimin e këtyre dy imazheve, njëri në origjinal dhe tjetri i ndryshuar përmes aplikacionit.

NokiaRefocusNokiaRefocus1-640x360Përdoruesit që i shpërndajnë imazhet në rrjetet sociale si Facebook (përmes SkyDrive), i japin akses miqve të tyrë tek mjetet e fokusimit, madje edhe atyre që nuk kanë një pajisje Lumia.

Samuli Hänninen, zëvendës president i menaxhimit të softuerëve në Nokia Smart Devices, u shpreh se lançimi i këtij aplikacioni është një hap tjetër për përdoruesit e Lumia-s, të cilët duan të kenë më tepër kontroll mbi fotot që bëjnë. Ai shtoi se aplikacioni u jep më tepër jetë fotove dhe i bën ato të duken të gjalla.

Për të gjithë ata që kanë përditësimin Amber në gjithë pajisjet Lumia me kamer PureView, aplikacioni mund të shkarkohet këtu.

Lajmet e fundit>