Lajmet

Aplikacioni i ri i Youtube sjell funksionalitete të reja dhe ngarkim më të shpejtë të videove në Android

Mar 1 2015
0 Shpërndarje
Aplikacioni i ri i Youtube sjell funksionalitete të reja dhe ngarkim më të shpejtë të videove në Android

youtube-logo-idge-100535933-large

Aplikacioni i ri Youtube sjell funksionalitete të reja për të gjithë përdoruesit Android. Tani do të mund të përshtasni një video brenda aplikacionit përpara se ta ngarkoni në platformën e videove.

Sipas faqes së krijuesve të Youtube në Google+, version i ri i aplikacionit Youtube për Android u jep përdoruesve një kontroll preçiz mbi kohëzgjatjene videos që duan të publikojnë. Aplikacioni gjithashtu paraqet një pamje paraprak të videos përpara se ta ngarkoni. Për më tepër, Youtube thotë se versioni i ri i aplikacionit do të ngarkojë videot më shpejt krahasuar me versionet e vjetra.

Ky përditësim i aplikacionit do të jetë i disponueshëm përmes dyqanit të aplikacioneve Google Play. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>