Lajmet

Aplikacioni Imoji kthen fytyrën tuaj në një ikonë chati

Jul 26 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Imoji kthen fytyrën tuaj në një ikonë chati

gsmarena_001 (2)Ju pëlqen që ti bëni foto vetes tuaj dhe ti postoni më pas ato online në rrjetet sociale në mënyrë që ato të shikohen nga njerëz të ndryshëm? Tashmë ka edhe një mënyrë tjetër për tu bërë i njohur. Nëpërmjet aplikacionit të ri për smartfonët “Imoji”, ju jeni në gjendje të merrni foton e çdokujt dhe ta bëni atë një ikonë chati.

Përmbajtja e këtij programi është shumë e thjeshtë, gjithçka që ju duhet të bëni është që të fotografoni veten ose një person të caktuar dhe ta shkarkoni foton tek aplikacioni. Më pas ju duhet që ta rrëshqisni foton në qendrën e paraqitjes së aplikacionit.

Pasi ju kryeni këto veprime Imoji automatikisht krijon ikonën në bazë të fotos që ju keni bërë. Aplikacioni Imoji aktualisht është i përdorshëm në telefonët inteligjent me sistem operativ iOS. Ju mund ta gjeni atë për shkarkim në dyqanet virtuale të iPhone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>