Lajmet

Aplikacioni InSight për Google Glass identifikon të tjerët në bazë të veshjes së tyre

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni InSight për Google Glass identifikon të tjerët në bazë të veshjes së tyre

google glassHulumtuesit në Universitetin Duke kanë demonstruar atë që do të mund të ishte aplikacioni i parë për Google Glass.

I quajtur si InSight, sistemi i njeh njerëzit në bazë të veshjeve që ata mbajnë, kështu që dikush që përdor syzet e teknologjisë së lartë të Google do të mund të gjente shokët në një turmë njerëzish edhe nëse ata do ta kishin të kthyer shpinën nga ai që mban syze.

Ashtu siç raporton New Scientist, sistemi është pjesërisht i financuar nga Google dhe ishte demonstruar javën e kaluar në një konferencë të teknologjisë në Gjeorgji. Raporti për hulumtimin e aplikacionit InSight ofron më tepër hollësi.

Sistemi kërkon nga shokët që të kenë një aplikacion shoqërues në smartfonët e tyre që merr “disa fotografi opurtuniste” derisa përdoruesi është duke bërë gjëra të zakonshme, si kontrollimin e e-mailit dhe shfletimin e uebit.

Këto fotografi krijojnë një “gjurmë të gishtërinjve” të veshjeve të personit, që mund të shpërndahet me përdoruesit e Google Glass përgjatë Bluetooth në internet.

Në këtë pikë, Google Glass do të mund të lidhte veshjen që e sheh kundër bazës me të dhëna të sistemit për gjurmët e gishtërinjve të vetes. (PCWorld Albanian)

gogole glasses

Lajmet e fundit>