Lajmet

Aplikacioni Instapaper falas për iOS deri më 19 dhjetor

Dec 16 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Instapaper falas për iOS deri më 19 dhjetor

instapaperlead_large_verge_medium_landscapeNuk ka ndonjë mungesë të aplikacioneve për ruajtje të artikujve në telefonin tuaj për lexim të mëvonshëm, por Instapaper është një aplikacion mjaft i pëlqyer për ta bërë këtë gjë.

Është fatkeqësi që disa përdorues të sistemit iOS kanë qenë duke e privuar veten nga njëri prej aplikacionet më të mira, por mosveprimi është u shpaguar.

Instapaper është falas për t’u shkarkuar për tërë javën si pjesë e javës promovuese të aplikacioneve nga Apple.

Në muajt e fundit, skuadra në Betaworks ka bërë një ridizajnim madhor, ka vendosur veçorinë për radhitje të artikujve dhe filtrim dhe mbështetjen për video, një përmirësim i madh që e vendos atë më afër me sfiduesit e tjerë.

Nëse kurrë nuk e keni përdorur më parë aplikacionin Instapaper, ose keni ngurruar për ta blerë atë për 3.99 dollarë, tani është rasti juaj. Fushata për shkarkim falas përfundon më 19 dhjetor. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>