Lajmet

Aplikacioni iTranslate vjen për Mac për 4.99 $, mbështet edhe gjuhën shqipe

Jul 12 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni iTranslate vjen për Mac për 4.99 $, mbështet edhe gjuhën shqipe

iTranslate_mac-730x456Aplikacioni për përkthimin e gjuhëve iTranslate tashmë është i disponueshëm edhe për pajisjet Mac duke plotësuar përfundimisht disponueshmërinë e këtij shërbimi në platformat kryesore madhore. Ngjashëm me versionet Windows Phone, iOS, Android dhe Windows të iTranslate, aplikacioni mbështet më shumë se 80 gjuhë. Pasi të instalohet, iTranslate qëndron në pjesën e statusit të aplikacioneve.

Aplikacioni mund të sjellë rezultatet nga fjalorë të shumtë në të njëjtën kohë për një kërkim të vetëm dhe mbështet edhe Romanizimin duke transformuar karakteret nga gjuhë jo latine në gjuhë latine. Kjo veçori është e disponueshme për gjuhët kineze, japoneze, koreane, greke, hindu, ruse, dhe tajlandeze tha kompania.

Thamë se aplikacioni mbështet mbi 80 gjuhë të ndryshme të botës ku ndër to vlen të theksohet se është edhe gjuha shqipe. Pra ju mund të përktheni direkt nga smartfoni juaj Android, iOS apo dhe Windows Phone. Aplikacioni është i disponueshëm për tu shkarkuar për 4.99 dollarë si një ofertë promocionale për ditët e para dhe më pas do të kushtojë 9.99 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>