Lajmet

Aplikacioni kalendarik i Any.DO ju ndihmon të gjeni më tepër kohë të lirë

Jul 15 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni kalendarik i Any.DO ju ndihmon të gjeni më tepër kohë të lirë

Shumica e aplikacioneve kalendarike përqendrohen në listën me gjëra që duhet t’i kryeni në një ditë të caktuar, por Any.DO ka një qasje tjetër duke vënë në pah kohën tuaj të lirë.

Cal, që është një aplikacion i ri për kalendar në iPhone, i lëshuar gjatë të enjtes, ka një ndërfaqe me shkëlqim të ngjashme me aplikacionin me lista të Any.DO dhe ofron disa veçori të ngjashme të cilat i kanë aplikacionet e tjera kalendarike.

Ju mund të sinkronizoni ditëlindjet dhe ngjarjet e tjera nga Gmail dhe iCloud, të dërgoni porosi dhe të ftoni kontakte drejtpërdrejt brenda aplikacionit dhe me shpejtësi të merrni udhëzime dhe informacione të tjera për lokacionet se ku janë duke u zhvilluar ngjarjet e juaja.

Për dallim nga aplikacionet e tjera, Cal paraqet se sa kohë të lirë keni mes secilës punë dhe ngjarje në listën tuaj, ashtu që me lehtësi mund të kuptoni veprimtaritë e tjera, ose thjesht të pushoni duke parë se cilat pjesë të ditës janë të tuajat kur nuk jeni duke u marrë me ndonjë punë.

Aplikacioni po ashtu ndërlidhet me aplikacionin kalendarik Any.DO , kështu që ju mund të shihni punët që dëshironi t’i bëni gjatë kohës tuaj të lirë.

“Cal ju ndihmon që të gjeni kohë në mes takimeve,” ka thënë startupi në një lëshim për shtyp për aplikacionin. “I përdorur me inteligjencë, këto “hapësira” janë mundësi të vërteta për të ju ndihmuar në gjendjen e baraspeshës mes punës dhe lojës.” (PC World Albanian)

Any.Do

Lajmet e fundit>