Lajmet

Aplikacioni Khan Academy tani edhe në iPhone

Nov 27 2012
0 Shpërndarje
Aplikacioni Khan Academy tani edhe në iPhone

Khan Academy është një rrugë e shkëlqyer për të mësuar për gjëra të ndryshme, nga matematika deri te historia.

Aplikacioni i tyre për iOS është përditësuar për të mbështetur iPhone së bashku me aplikacionin për iPad të lëshuar më parë.

Versioni për iPhone është më i dobët dhe ju lejon vetëm që të shikoni video. Kjo nënkupton që ju nuk mund t’i ruani videot për t’i shikuar offline, ose të ndiqni progresin tuaj në aplikacionin për iPad ose për versionin për shfletues.

Sidoqoftë, çdo moment është i shtrenjtë dhe është i përshtatshëm për të mësuar dhe ky aplikacion mund të ju hyjë në punë që ta përdorni për të përfituar dituri.

Klikoni këtu për ta marrë këtë aplikacion. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>