Lajmet

Aplikacioni Level ju ndihmon të menaxhoni buxhetin tuaj

Jun 9 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Level ju ndihmon të menaxhoni buxhetin tuaj

dnou4euhoyqmgkbi6dx1Android: Level, që është aplikacion për menaxhim të buxhetit që ju mban larg mbishpenzimit, u përditësua para disa ditësh. Ky përditësim vjen me disa veçori dhe objektiva të reja për kursime që ju ndihmojnë që të ruani para për të pasur më pas sasi të mjaftueshme të të hollave për të bërë udhëtimin tuaj të ëndrrave, për të blerë makinën e re, për të blerë një shtëpi tjetër, apo për çfarëdo tjetër që jeni duke kursyer. Madje, ai e bën ruajtjen e parave për ato qëllime të lehta dhe i fsheh ato në mënyrë që të mos i shpenzoni.

“Fshehja” e parave që i keni caktuar për të shpenzime – dhe tani tek objektivat tuaja – janë qendror në mënyrën se si punon Level. Vetvetiu Level ju shfaq vetëm se sa mund të shpenzoni dhe transaksionet e juaja të fundit – ju do ta hapni aplikacionin dhe të shihni se sa para ju mund t’i shpenzoni gjatë ditës së sotme pa mbetur tërësisht pa para që duhet të caktohen për pagimin e faturave tuaja ose për objektivat e juaja për kursime.

Caktimi i objektivave në aplikacion është gjë e lehtë. Shkoni tek menuja anësore majtas, shtypni objektivat dhe ju mund të filloni. Atje do të shihni se sa duhet të caktoni për ato qëllime. Ju madje mund të hapni një veçori për “ruajtje automatike”, që iu mundëson të caktoni menjëherë një përqindje të të hyrave tuaja mujore për njërin nga objektivat sapo të merren paratë. Është një lloj i pagesës “paguaje veten së pari” – dhe më pas, ato para fshihen nga pamja sa më parë që të jetë e mundur, pasi që caktohen për një objektiv.

Aplikacioni po ashtu ka një ndërtues të mençur për gjendjet emergjente, “dita me shi” dhe i përdor transaksionet e juaja për të caktuar automatikisht një fond emergjent që do të ju ndihmojë në arritjen e plotësimit të nevojave tuaja. Sapo të vendoset, ai automatikisht do të fillojë të marrë para në të derisa të jetë mbushur. Më e mira nga të gjitha, pasi që çdo që ndodh në aplikacion, ju nuk keni nevojë të ndryshoni gjendjen e llogarisë suaj bankare apo ndonjë gjë tjetër për ta përdorur atë. Level i kryen llogaritjet për ju dhe e tëra që duhet të bëni është ta shikoni matësin që është përpara në qendër të aplikacionit. Klikoni lidhjen këtu për ta provuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>