Lajmet

Aplikacioni Line po lançon një shërbim të videove online për fëmijët në Japoni

Mar 22 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Line po lançon një shërbim të videove online për fëmijët në Japoni

line-kidsAplikacioni i shkëmbimit të mesazheve po hap një filial të tij të shërbimit të videove online në Japoni ku shfaqi edhe planet për krijimin e një show televiziv për fëmijë.

The Bridge raporton se aplikacioni, fillimisht i disponueshëm për iOS, më pas një version për Android edhi në pranverë, do të përfshijë në shërbimet e saj edhe 1500 programe televizive nga 28 seri, si Doraemon, Pokemon, dhe Thomas and Friends.

Përdoruesit do të kenë mundësinë të ndjekin 40 minuta falas çdo ditë, përtej këtij limiti duhet të paguani 500 Jen japonezë ose 4 dollarë për të parë deri në 300 episode ose 400 jen (4 dollarë) për akses të palimituar. Po ashtu Line do të krijojë mundësitë për përdoruesit që të fitojnë kredite duke shpërndarë përmbajtjen me miqtë tuaj.

Përsa i përket këtij shërbimi, duhet të theksojmë se është i disponueshëm vetëm për tregun japonez, dhe tregon sesi Line po bëhet një platformë sociale të një rëndësie të veçantë. Si të gjithë iniciativat të ngjashme të ndërmarra më parë, ky shërbim mund të përhapet edhe nga tregjet e tjera në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>