Lajmet

Aplikacioni Mailbox mund të përdoret edhe në kompjuterët Mac

Aug 21 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Mailbox mund të përdoret edhe në kompjuterët Mac

gsmarena_001 (1)Mailbox ka lëshuar versionin beta të aplikacionit të saj për Mac. Në qoftë se ju e keni kërkuar këtë version përpara lançimit tuaj, kërkoni në postën tuaj elektronike për linkun e shkarkimit. Pasi ta keni shkarkuar aplikacionin, ju mund të ftoni edhe 3 njerëz të tjerë për të provuar aplikacionin duke ju dërguar atyre betacoins.

Mailbox punon në të njëjtën mënyrë si tek sistemet operative iOS dhe Android. Ndërfaqja e aplikacionit nuk është shumë e ngarkuar dhe çdo përdorues mund ta përdorë atë me shumë lehtësi. Funksionet kryesore të aplikacionit janë marrja e mesazheve elektronike, ruajtja dhe planifikimi i tyre.

Mailbox kërkon që të kyçeni në Dropbox e më pas të regjistroheni tek aplikacioni. Për momentin Dropbox mbështet vetëm profilet e Gmail dhe iCloud. Në versionin beta të Mailbox përdoruesi duhet të ketë Betacoins në mënyrë që të konfirmojnë se ata janë përdoruesit që e kanë porositur atë që në momentin e prezantimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>