Lajmet

Aplikacioni Mailstrom ju ndihmon të fshini e-mailet e panevojshme në më pak se një orë

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Mailstrom ju ndihmon të fshini e-mailet e panevojshme në më pak se një orë

Ju ka ndodhur ndonjëherë ai momenti kur inbox-i juaj është aq plot sa që ofruesi i e-mailit ju njofton se jeni shumë afër pikës “inbox zero”?

Përveçse në këtë rast, ndonjëherë mund t’ju duhet thjesht të pastroni inbox-in tuaj nga e-mailet e panevojshme.

Sigurisht, filtrat e integruara në vetë e-mail mund të na ndihmojnë mjaft, por ekzistojnë edhe mjete të tjera edhe më frytdhënëse të cilat, përmes algoritmeve të tyre të renditjes dhe filtrimit, na lehtësojnë edhe më tepër punën e ajo që është po aq e rëndësishme, na shkurtojnë kohën.

Mailstrom është një prej mjeteve më të mira që përdor metoda inteligjente në renditjen e e-maileve, duke i shfaqur ato me ngjyra dhe duke i’ua bërë shumë të lehtë përdoruesve spastrimin e e-maileve të panevojshme.

Mailstrom ofron mënyra të ndryshme të shfaqjes së mesazheve duke përdorur filtrimin, duke ju treguar se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është më pak e rëndësishme. Mund të gjeni njoftimet që ju kanë ardhur për shopping, të renditura në bazë të kohës, dërguesit; mund të gjeni e-mailet që zenë më tepër hapësirë dhe shumë të tjera.

Duke integruar pamje të ndryshme (të quajtura views) në mënyrën e filtrimit, pak nga pak arrini të pastroni e-mailin tuaj dhe të keni më tepër kontroll mbi të. Mailstrom është aplikacioni uebi pa pagesë. (PCWorld Albanian)

mailstrom

Lajmet e fundit>