Lajmet

Aplikacioni mCouple ju lejon të vëzhgoni smartfonin e partnerit tuaj

Jul 11 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni mCouple ju lejon të vëzhgoni smartfonin e partnerit tuaj

article-0-022389DB000004B0-533_634x385A ju ka rastisur ndonjëherë të bëheni xheloz ose dyshues mbi mesazhet dhe telefonatat që kryen partneri juaj nëpërmjet telefonit të tij inteligjent? Tashmë ka një zgjidhje nëpërmjet aplikacionit mCouple, i cili është konsideruar si “aplikacioni më i fundit për spiunim”.

mCouple ju lejon të kontrolloni çdo veprim që partneri juaj bën në pajisjen e tij inteligjente duke shfaqur mesazhet, kontaktet, historinë e telefonatave dhe bisedat në Facebook. Ky aplikacion funksionon në kohë reale, gjë e cila do të thotë që të dy partnerët do të jenë në dijeni për çdo veprim që kryejnë në smartfonin e tyre.

mCouple është në gjendje të shfaqë edhe koordinatat e vendndodhjes së telefonit të partnerit tuaj nëpërmjet sistemit GPS, kështu ju do të jeni të informuar mbi vendndodhjen e tij/saj. Partnerët duhet të bien dakord në instalimin e këtij aplikacioni, megjithatë ekziston edhe mënyra tjetër e instalimit fshehtas, pasi mCouple nuk shfaqet në listën e aplikacioneve të instaluara. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>