Lajmet

Aplikacioni më i mirë për motin në Android

Feb 10 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni më i mirë për motin në Android

Për Android ekzistojnë qindra aplikacione të ndryshme që ofrojnë parashikimin e motit, por kur vjen puna tek marrja e sa më shumë informacioneve në një mënyrë sa më të thjeshtë, WeatherBug është padyshim më i miri.

Karakteristika:

· Kushtet aktuale të motit, parashikimi sipas orëve dhe parashikim të detajar 7-ditor

· Njoftime në kohë reale mbi motin

· Imazhe të animuara nga radari dhe sateliti

· Informacione mbi aktivitet që varen nga moti, si golf, piknik etj., si dhe mbi shëndetin (dhimbjet, alergjitë)

· Kamera që lidhen drejtpërdrejt me zonat motin e të cilave dëshironi të shihni

· Në versionin Elite nuk shfaqen reklama

WeatherBug ka gjithçka që mund t’ju duhet dhe për më tepër, ndërfaqja është shumë e lehtë dhe e këndshme. Në faqen kryesore keni një sërë të dhënash mbi kushtet aktuale (duke u përqendruar tek ato që doni të dini realisht), së bashku me parashikimin ditor dhe një shikim të shpejtë të motit për ditët në vijim. Në fund mund të zgjidhni opsione të tjera për të parë motin e javës, harta të personalizuara nga radari, informacione mbi aktivitetet ditore, madje edhe një ‘kamera moti’.

Ndër disavantazhet mund të përmendim faktin që aplikacioni vonon ndonjëherë gjatë navigimit.

Sigurisht, nëse WeatherBug nuk është aplikacioni juaj i preferuar, mund të zgjidhni plot të tjera, si për shembull: Eye In Sky Weather, AccuWeather, The Weather Channel. (PCWorld Albanian)

WeatherBug

Tags >

android
Lajmet e fundit>