Lajmet

Aplikacioni My Incredible Body iu mëson fëmijëve anatominë e njeriut

Jul 8 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni My Incredible Body iu mëson fëmijëve anatominë e njeriut

ebf073b2ff3eb4e77fa071d0658608ea54e7805a964928674283a2e58c3e9168_largeAndroid/iOS: My Incredible Body është një aplikacion pa pagesë, i cilësisë së lartë me një “udhëtim” interaktiv në trupin e njeriut, që është edukativ për fëmijët, e sigurisht që edhe për prindërit.

Aplikacioni nga Zybright i mëson fëmijët rreth anatomisë së trupit të njeriut në një mënyrë që është argëtuese dhe informativ. Një ruajtës 3D iu mundëson që të shihni ose jo elementet individuale të trupit si skeletin, sistemin nervor, muskujt, zemrën dhe arteriet, etj. Fëmijët po ashtu mund të mësojnë më tepër për çdo element duke shtuar sipër tyre dhe të shikojnë video udhëzimet që i çojnë ata përgjatë trupit.

Animacionet janë të cilësisë së lartë dhe aplikacioni mëson rreth secilës pjesë në një mënyrë që lehtë kuptohet. Është njëri nga aplikacionet më të mira për fëmijë, posaçërisht kur e dini që aplikacionet e tjera si ky janë me pagesë.

My Incredible Body (Free) | Google Play Store via Cool Mom Tech

My Incredible Body (Free) | iTunes App Store (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>