Lajmet

Aplikacioni “Nokia Here”, sjell hartat për iPhone dhe iPad

Nov 21 2012
0 Shpërndarje
Aplikacioni “Nokia Here”, sjell hartat për iPhone dhe iPad

Për të gjitha ata të cilët kanë mbetur të zhgënjyer me hartat e Apple, si dhe të gjithë ata që presin ato të Google-s të cilat Apple i ka larguar nga sistemi i saj operativ iOS 6, Nokia sjellë zgjidhjen “shpëtimtare”.

Nokia Here për iOS sjellë pamje në harta, fotografi satelitore, navigim turn by turn varësisht nga vendi, komunikacioni dhe transporti publik.

Nokia Here mundëson shkarkimin e hartave të një territori specifik dhe përdorimin offline të tij, pra duke mos patur nevojë që të lidhet më bazën.

Aplikacioni Nokia Here është e dedikuar për pajisjet iPhone dhe iPad me sistemin operativ iOS 4.3 e më lartë, kurse shkarkimi i këtij aplikacioni është i mundshëm nga Apple Store.

Nga Nokia po ashtu kanë lajmëruar se ky aplikacion për platformën Android do të dal së shpejti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>